Vendimi i Ramës për hapjen e listave/ reagimi i prerë i ambasadës së SHBA

“Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”. Keshtu ka deklaruar prere ambasdada e SHBA ne Tirane, pas zhvillimeve me te fundit politike ne vend, ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës. yuri kim rama

Advertisements

Top Channel përmes postës elektronike pyeti përfaqësinë e Washingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.

Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade i dha këtë përgjigje pyetjes se derguar: “Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”.

Advertisements

Megjithëse ambasada u pyet nga TCH në mënyrë specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Washingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlet Skënder Brataj: Kujt do ti vendoset gjobë tani e tutje për maskat
Artikulli tjetërAmi emocionon me dedikimin për vajzën, publikon foto në breg të detit me vogëlushen