Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili zgjodhi kryeqytetin shqiptar për vizitën e tij të parë zyrtare, u prit edhe nga kryebashkiaku i tiranes, Erion Veliaj. Në 100-vjetorin e dytë të shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, Tirana i dha Kryeministrit të Kosovës “Çelësin e qytetit”, si simbol i një dere të hapur për të gjithë vëllezërit tanë kosovarë
Advertisements
“Dua t’i uroj mirëseardhjen kryeministrit Hoti dhe delegacionit nga Kosova. Është një kënaqësi e veçantë kur shoh se Kosova ecën përpara, që zhvillohet. Në këto kohë sfiduese për Kosovën, e di që ka një barrë të vështirë për të mbajtur dhe barra më e vështirë është për ta mbajtur popullin të bashkuar, për të mbajtur frymën pozitive, kokën lart dhe sytë përpara. Ndaj, dua që ky çelës të jetë simboli i një dere të hapur i Tiranës”
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për këtë nderim dhe shprehu vlerësimet për punën e tij në mirëmenaxhimin e qytetit.
Advertisements
“Jam vërtet i nderuar në 100 vjetorin e Tiranës edhe si dikush që ka punuar në pushtetin lokal ju kam zili për pasionin që keni për punën. Ju uroj çdo të mirë edhe sukses”
Kryebashkiaku i Tiranes, Veliaj dhe Kryeministri i Kosovës, Hoti biseduan edhe për krijimin e lehtësirave për studentët në të dyja anët e kufirit.
“Teksa futemi në 100-vjetorin e dytë të Tiranës kryeqytet, besoj se ajo do të jetë edhe më e hapur për biznes, për të rinjtë dhe ata që e shohin si shtëpinë e tyre të dytë. Jam i lumtur që folëm me kryeministrin për mundësitë e të rinjve dhe do të doja shumë që Karta e Studentëve të Shqipërisë të vlejë në Kosovë. Ne jemi shumë të gatshëm që kartat e studentëve kosovarë të vlejnë në Tiranë dhe të përfitojnë nga këto lehtësira”
Nder te tjera, Veliaj ka vlerësuar edhe dakordësinë e arritur mes dy kryeministrave për të rritur bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, e veçanërisht atë për Portin e Durrësit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!