Instagrami ka censuruar një postim të këngëtares Madonna, e cila ka shpërndarë me 15 milionë ndjekësit e saj një teori konspirative lidhur me koronavirusin. Ajo u shpreh në video se për COVID-19 ishte gjetur vaksina, dhe ishte gati prej muajsh që të përdorej por sipas saj, “liderët” e botës nuk e lejonin që të dilte për të ndaluar pandeminë.
Advertisements
“Ata duan që frika të kontrollojë njerëzit dhe të pasurit të pasurohen dhe të varfërit të varfërohen.”
Instagram hyri direkt në aksion duke e bllokuar videon me mbishkrimin: “Informacion i rremë”, duke detyruar këngëtaren që ta fshijë më pas. Në mars të këtij viti, Madona e përshkroi koronavirusin si “barazuesin e shkëlqyer”.
Advertisements
“Është i tm errshëm se na bën të gjithë të barabartë në shumë mënyra, dhe çka është e mrekullueshme është, se na bën të gjithë të barabartë në shumë mënyra.”
Në maj, ajo tha se kishte testuar pozitive për antitrupat koronavirus, ndërsa për të ndihmuar të tjerët dhe gjetjen e një vaksinë ajo bëri një donacion prej 1 milion euro duke i depozituar në arkën e fondeve të BE-së.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!