“Vajzat i futi nëna në këtë rrugë”, xhaxhai i Blerta Josifit: Është mirë nga ana mendore, do të hajë çdo 10 minuta, ka fr ikë nga errësira… ka bërë “BE” që nuk hyn më në atë shtëpi …

Xhaxhai kërkoi ndihmë publike për të ndërruar shtëpinë e vajzës, pasi Blerta nuk pranon më që të hyjë tek apartamenti ku vdi.qën Anisa e motra dhe e ëma.

Advertisements

TIRANË- Dhimitraq Josifi, xhaxhai i Blerta Josifit, njërës prej vajzave të mbijetuara nga horrori në Kombinat, thotë se 34-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe psik.ologjike. Në një lidhje direkte me emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, Josifi thotë se vajza ha disa herë në ditë, dhe se fajtore për indoktrinimin fetar është e ëma, Zhaneta. Xhaxhai kërkoi ndihmë publike për të ndërruar shtëpinë e vajzës, pasi Blerta nuk pranon më që të hyjë tek apartamenti ku vdiqën Anisa e motra dhe e ëma.

PJESË NGA DËSHMIA E DHIMO JOSIFIT:

Advertisements

Nuk dua të ndërhyj në hetime me dëshminë time. Në këtë rrugë vajzat i ka futur nëna e tyre. Blerta tani është mirë nga ana mendore. Por më mirë të mos e parë atë natë. Folëm me Blertën dhe bëmë biseda të kujdesshme. Edhe vëllai donte të shqyente derën. Po unë e tërhoqa se mendova që të na denonconim. Kur e mora vesh…çfarë të tregoj. Po ta dinim që do ndodhte një gjë e tillë, jo derën po pallatin do shembnin. Na premtuan se me 28 do dilnin, për Krishtlindje. Kishim fr.ikë për Anisën se mendonim mos kishte ikur jashtë, mos e kishin marrë këta të fesë, s’na e merrte mendja. Unë nuk i kam marrë inat kurrë. Për Blertën, nuk është puna për një copë bukë se aq ia jap vetë unë. Por ta ndihmojmë që të jetojë. Ashtu si mund të jetë. Që sot që e kam në spital, kërkoj ndihmë. Të na ndërrohen gratë në spital.

Gratë i kemi ta pastra, nga korona apo këto…Blerta nuk ha dot vetë, nuk pi dot vetë. Kërkon të hajë çdo 10 minuta. Do dy infermiere tek koka. Çfarë nuk i vjen ndërmend asaj. Nga ana mendore është në rregull Blerta. Por është e dobët fizikisht, se nuk ngre dot dorën të fusë lugën në gojë. Natën e ka pro.blem dritën, se është mësuar në errësirë. Shikon ëndrra dhe ulërin në gjumë. Po nuk pati njëri tek koka…Rrimë natë e ditë tek koka. Vajza ka një shtëpi, por nuk futet më aty se ma ka bërë be mua. Këtë shtëpinë do t’ua japim, dhe të na japin një shtëpi tjetër. Edhe më e vogël po qe. Të ma sjellin afër mua. Do shkojmë me radhë tek ajo. Se nuk e lëmë dot vetëm. E ka botëkuptimin e vështirë. E kam provokuar edhe vetë. Nuk ka folur fare për personat me kostum që i shkonin në shtëpi. Nuk ka ndërmend të flasë. Nuk kam parë gjë as unë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jezusi ta di emrin”/ Objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi
Artikulli tjetërShtimi i vde kjeve, flet mjeku Pipero: Ja si po mjekohen të sëmurët në Spitalin Infektiv