“Unë vërtet këpucën e djathtë e kam 46”, Rama flet për kushtin që do hidhte në erë paktin me Bashën

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrje së bërë nga deputetja e opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari, e mes saj, gjithë opozitës, se nuk mund të marrin gjithçka.

Advertisements

Nga foltorja e Kuvendit, duke përsëritur edhe njëherë se pakti i 5 qershorit nuk preket, Rama i ka thënë troç opozitës parlamentare se “Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund ti kërkoni të gjitha dhe të gjithë duhet të bëjmë lëshimet tona”.

Ju dëgjova, do më lejoni të jap një mesazh shumë të qartë, të gjithëve ju, duke filluar nga i palodhuri Murrizi e deri tek deputeti i fundit jo për nga rëndësia i opozitës parlamentare

Advertisements

Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund ti kërkoni të gjitha dhe të gjithë duhet të bëjmë lëshimet tona, po ua them sot që të jemi shumë të qartë është e pamundur që ne të votojmë së bashku me ju, nëse ju nuk votoni së bashku me ne dhe për ne marrëveshja e 5 qershorit nuk preket, në asnjë pikë të saj.

E them këtë duke e ripërsëritur edhe këtu, mua ajo nuk më pëlqen dhe në të ka një problem të madh që nuk kemi arritur të adresojmë rekomandimin e OSBE ODIHR që është i përsëritur në të gjitha raportet, depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ju e dini shumë mirë që kemi qenë vijimësisht këmbëngulës e kemi thënë që do e bëjmë këtë do apo jo PD, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste nga një sistem kur vendos në parti është që duhet edhe të tërhiqesh, të bësh kompromise të pranosh cfarë nuk të pëlqen për hir të një interesi më të madh.

Zonja Hajdari ka firmosur dhe e di shumë mirë, se Damiani nuk është i besueshëm për ju, që deri në fund marrëveshja është penguar nga mosdakordësia për këtë pikë, e pasi topi shkoi në fushën e Bashës, u kthye në një kusht që mund ta kishte hedhur ne erë marrëveshjen.

Ka thënë që gjithçka që ka luftuar ishte teater, e nuk kuptohet pse iku nga Kuvendi nëse gjërat kanë qenë në rregull.

Basha pretendon se ne e pranuam se na i futën këmbët në një këpucë, unë vërtetë këpucën e djathtë e kam 46 por këmbën e majtë nuk ma nxë, kështu që e vërteta është që ne bëmë një lëshim shumë të madh, sepse kjo ishte rruga më e mirë për ta përfshirë PD në procesin politik

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk e dinin, por ky qenka mbiemri i vertete i Arbanes
Artikulli tjetërBëri jetë luksi me mijëra eurot që zhvati, hiqet dën imi për “juristen” mashtruese