Teksa tre lojtarë të tjerë të klubit të Partizanit kanë dalë të infektuar me Covid-19, duket se gjërat nuk po shkojnë siç duhet në këtë situatë të vështirë.
Advertisements
Mbrojtësi rumun Deian Boldor dhe Besnik Ferati ishin të parët që dolën të infektuar me Covid-19, por së fundmi pozitiv kanë rezultuar edhe Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote të cilët fatmirësisht janë asimptomatikë.
Por lidhur me infektimet e reja ka pasur një she.rr mes lojtarëve të Partizanit. Top Channel mëson se fillimisht infektimi me Covid-19 është pritur me qetësi nga Çinari, Mala dhe Kote, por gjakrat janë nx.ehur pas një bisede të tyre me lojtarin nga Rumania Deian Boldor.
Advertisements
Pas debateve në telefon, gjërat kanë shkuar edhe më tej, ku lojtarët kanë shkuar poshtë pallatit ku jeton Deian Boldor për tu sqaruar. Por në debate e sipër sherri ka ag.ravuar në përdorimin e forcës, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë dhe e ambulancës. Në këtë situatë ka qenë e pranishme edhe motra e lojtarit rumun, Denisa Boldor e cila është mundur që të ndaj futbollistët. Ndërkohë pasi vëllai i saj është marrë nga ambulanca edhe Denisa është nisur me makinën e saj pas tyre, duke shoqëruar të vëllanë.
Ndërkohë në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.
Nga ana tjetër, dje Partizani njoftoi se ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!