Tra gjedia në Tiranë, kjo është gruaja që u gjet e pajetë me njërën nga vajzat e saj

Gruaja në foton më lart është Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u gjet e vd ekur bashkë me njërën nga vajzat në apartamentin e saj në Kombinat. Foton e tyre e ka siguruar gazetarja e Panorama.

Advertisements

Prej vitesh ajo ishte e ve. Gruaja me origjinë nga Përmeti, por prej kohësh jetonte në Tiranë.

Viktimat, që burimet thonë se praktikonin format më ekstreme të besimit si “Dëshmitare të Jehovait”, dyshohet se janë vetëflijuar, por ende nuk është saktësuar se në ç’formë.

Advertisements

Ajo që dihet me siguri tashmë, të paktën sipas ekspertëve kri minalistë e mjeko-ligjorë që ishin në vendngjarje, njëra prej vi ktimave, vajza 30- vjeçare, kishte disa ditë që kishte vde kur dhe mbahej në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një apartamenti që ndodhet në katin e tretë të një pallati në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, pranë shkollës “Myslim Keta”, në Kombinat. Në momentin që forcat e Policisë dhe zjarrfikësit arritën të futeshin në apartament nga dritarja, pasi dera ishte e mbyllur, konstatuan të zonjën e shtëpisë të vd ekur dhe një nga vajzat në gjendje të rëndë.

Ndërsa vajza tjetër u gjet e vd ekur në një tjetër ambient të shtëpisë, në krevat, e mbuluar me jorgan dhe batanije. Burimet thonë se ajo është gjetur gjysmë e dekompozuar dhe sipas ekspertëve, ka disa ditë e vde kur në banesë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPer ju që nuk e dini si vihet maska, Laert Vasili e shpjegon në mënyrë “fantastike”(Video)
Artikulli tjetërE ëma dhe e motra u vetëflijuan për “t’u ringjallur”, ja ç’po ndodh me 34-vjeçaren tek Urgjenca Psikiatrike