Studimi mjekësor: Një në 10 pacientë me koronavirus që humbasin shijen dhe nuhatjen, nuk e rifitojnë më!

Disa pacientë me koronavirus që humbasin ndjesinë e shijes dhe erës, mund të mos e rifitojnë më thonë ekspertët. Humbja e shijes dhe aromës njihet si një nga simptomat kryesore të Covid-19 së bashku me kollën e fortë e të vazhdueshme dhe temperaturën e lartë.

Advertisements

Hulumtimi i ri del në përfundimin se një në dhjetë pacientë që i humbasin këto ndjesi, mund të mbeten pa to.

Studiuesit i mblodhën të dhënat e tyre nga pacientët italianë dhe zbuluan se 49 përqind, e kishin rekuperuar plotësisht ndjenjën e tyre të nuhatjes ose shijes pas shërimit nga virusi. Kjo, ndërkohë që vetëm 40 përqind raportuan përmirësime ndërsa 10 përqind thane se simptomat e tyre ishin përkeqësuar.

Advertisements

Deri më tani nga koronavirusi nëpër botë kanë humbur jetën rreth 521,000 persona

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVeliaj i jep Avdullah Hotit “Çelësin e qytetit”
Artikulli tjetërDiell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit