Stacion dr oge në Elbasan/ Ish-magazinat e hekurudhës, vendi që mbledh përdoruesit

Magazinat e dikurshme të hekurudhës, pranë stacionit të trenit në Elbasan, janë shndërruar në vend të përdorimit të dr ogës.

Advertisements

Edhe pse në mes të qytetit, në një zonë totalisht të banuar, duket se përdoruesit e dro gës nuk kanë frikë nga asgjë. Ky vend, jo vetëm i rrez ikshëm, por edhe vatër infeksioni, është bërë shqetësim për komunitetin pasi janë shtuar gr abitjet në zonë.

Roja i stacionit të trenit thotë se një situatë e tillë është e zakonshme. Top Channel u lajmërua për këtë vend nga banorët e zonës, edhe pse në mes të ditës, grupi i xhirimit gjeti përdorues brenda dhe për arsye sigurie lajmëroi policinë.

Advertisements

Vetë banorët thonë se situata këtu është ala rmante dhe asnjë masë nuk është marrë. Vende të tilla të bra ktisura kthehen rëndom në vende të përdorimit të dro gës dhe jo vetëm. Ato janë në mes të zonave të banuara dhe megjithatë askush nuk e ndalon një situatë të tillë edhe pse ndodh në mes të ditës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeta i jep gradën madhore “Gjeneral Major” mjekut që stërvit trupat ushtarake
Artikulli tjetërKida dhe Mozzik sjellin 2 këngë në 1 video, rekord klikimesh për “PP”