Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia nëpërmjet një shënimi në facebook ka komentuar situatën e koronavirusit në vend dhe rritjen e kurbës së infeksionit.
Advertisements
Teksa thekson se situata ka dalë jashtë kontrolli dhe se është COVID-19 që ‘drejton’ dhe jo qeveria që menaxhon situatën, Spahia shprehet se kryeministri Edi Rama nuk i ka kushtuar rëndësi propozimeve të PD-së, çka ka sjellë këtë situatë të rëndë epidemiologjike.
Përballë faktit se tashmë nuk ka ditë ku një person nuk humb jetën nga COVID-19, Spahia i ka drejtuar disa pyetje Ramës:
Advertisements
“- A ka një plan? A ka një strategji për të vënë nën kontroll këtë situatë?
– Cilat janë masat që po ndërmerr, në kuadër të cilës strategji?
– Cfarë po bën për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve?”
Po ashtu, Spahia i bën thirrje kryeministrit që të mbajë përgjegjësi per keqmenaxhimin e situates, ndërsa paralajmëron se e ardhmja mund të jetë shumë më e zymtë nëse nuk merren masa, sa më parë.
Reagimi i plote:
Bardh Spahia: EDI RAMA, KOHA PER T’IU PERGJIGJUR SHQIPTAREVE!!!!
Nga shifrat që publikohen cdo ditë është e dukshme, se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë është Covid-19, ai që “drejton” e jo autoritetet që e menaxhojnë atë.
Pasi izoloi rreptësisht shqiptarët (ajo kohë duhej mirëpërdorur), Edi Rama dështoi të merrte masa për menaxhimin e situatës nga pandemia!
Fakt është se sot spitalet janë vatrat kryesore të infeksionit dhe përgjegjësit e rritjes së numrave, si në personelin shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët!
Testimet me pikatore në kohën e izolimit dhe ato të papërfillshme në raport me situatën këtë periudhë, dëshmojnë se nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë!
Mes ministres që quan “punë” publikimin e fotove e videove të propagandës, e zërave që dalin përditë, që recitojnë nevojën për higjienë e distancim social, kjo qeveri që moralizon qytetarët, qartazi e ka lëshuar situatën dhe është dorëzuar para saj
Në kohën kur duhej të merrte masa, që në periudhën e izolimit, Edi Rama e kishte mendjen të prodhonte gënjeshtra, se vendi kishte numër të ulët të prekurish, kur thjesht kryente shumë pak testime, pavarësisht thirrjeve të OBSH e opozitës “Testoni, testoni, testoni”!!!
E kishte mendjen të vidhte buxhetin e shtetit, përmes tenderave sekretë me cmime të fryra (për të cilat SPAK ende nuk po ndihet), e të bënte lypësin me partnerët ndërkombëtarë!
Tani ka pacipësinë të fajësojë qytetarët për daljen e situatës jashtë kontrollit, kur në fakt i vetmi përgjegjës është vetëm Edi Rama!!!
Asnjëherë nuk ua vuri veshin propozimeve tona, bazuar në një ekspertizë profesionale të angazhuar enkas nga PD edhe pse nuk është detyra e opozitës të jetë këshilltari i qeverisë! E kemi bërë në mënyrë të përsëritur me bindjen se ky virus i panjohur kërkonte një ekspertizë sa më të gjerë e impenjim maksimal nga të gjithë. Por teksa injoroi cdo këshillë e situata i ka dalë jashtë kontrollit, është koha që Edi Rama të mos fshihet por t’u thotë shqiptarëve:
– A ka një plan? A ka një strategji për të vënë nën kontroll këtë situatë?
– Cilat janë masat që po ndërmerr, në kuadër të cilës strategji?
– Cfarë po bën për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve?
Eshtë anormale që njeriu që ndillte panik e kërcënonte me gjoba e burg, tani fshihet kur nuk ka ditë pa viktima për shkak të Covid-19? Cili kryeministrër i përgjegjëshëm injoron një situatë të tillë, por shfaqet sikur ka prioritet cështje gjeopolitike?
Vetëm fajtorët e papërgjegjshëm e të pamjekuar mendërisht fshihen pas zonjave, që nxjerrin për të lexuar shifra në rritje, viktima e të prekur, apo foto të laboranteve të ISHP-së. Po, ato po e bëjnë më së miri punën e tyre! Po ti zonja ministre, po ti z.kryeministër, ju, cfarë dreqin po bëni? Thuajani shqiptarëve, me taksat e të cilëve paguheni, e paguani që nga deliret gjeopolitike, deri tek makutëria e shfrenuar, edhe kur ka situatë pandemie!
Cfarë po bëni, për të menaxhuar këtë situatë përvec videove të turpshme të propagandës, ku ministrja shfaqet si xhandar nëpër biznese, me kërcënim për mbyllje të tyre, kur spitalet i ka vatra infeksioni e të ifektuar ka pothuaj në cdo institucion publik, përfshi kryeministrinë? Sa i pacipë duhet të jesh të luash një teatër kaq mjeran?
Bëhu burrë Edi Rama e njëherë të vetme në jetën tënde! Mbaj përgjegjësi! Ke të bësh me jetë njerëzish që po humbasin ditë pas dite, dhe e ardhmja mund të jetë shumë më e zymtë nëse nuk merr masa, sa më parë!!!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!