Prej javësh ka qarkulluar në media lajmi se Sara Hoxha dhe Ledri Vula do bëhen prindër. Ditën e djeshme, Sara e uroi Ledrin për ditëlindjen duke publikuar një foto romantike me partnerin dhe përbri saj, shkruante se kjo fotografi është shkrepur në një nga ditët e tyre më të lumtura.
Advertisements
“Kjo ishte një ndër ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo! Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time”, ishte mbishkrimi krahas fotos së publikuar.
Advertisements
Disa burime për “Prive” kanë bërë të ditur se kjo foto është bërë ditën kur Sara ka konfirmuar shtatzaninë.
Sipas këtyre burimeve, ajo është në muajin e pestë të shtatzanisë dhe është në pritje të një vajze.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!