E gjithë bota po pëson një rritje të rasteve të koronavirusit pas hapjes nga izolimi, një fenomen i pritshëm nga ekspertët, por mbase jo në këtë masë.spitali infektiv6
Advertisements
Lajmi i vetëm i mirë i ditës sa i përket koronavirusit është nga Italia, ku janë shënuar rastet më të ulëta deri tani. Janë regjistruar 7 viktima në 24 orë dhe rreth 190 infeksione të reja, shifrat më të ulëta që nga 1 marsi 2020.
Në Ballkan, situata nuk është shumë optimiste. Beogradi ka nisur që nga e premtja një fazë të dytë mbylljeje, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së rasteve, me Greqinë dhe Malin e Zi që reaguan menjëherë duke mbyllur kufijtë me vendin fqinj.
Advertisements
Një fazë të dytë mbylljeje ka vendosur edhe qeveria spanjolle, duke futur në karantinë më shumë se 70 mijë njerëz në komunitetin bregdetar në Galicia. Një tjetër izolim është bërë në Melburn, Australi, në nëntë blloqe publike banimi me rreth 3 mijë banorë.
Rritje masive të infeksioneve të reja ditore ka pasur edhe në Filipine, Rusi, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iran, Izrael e Palestinë.
Autoritetet në pothuajse të gjitha vendet kanë mbajtur takime kabineti qeveritar gjatë ditës së diel, për të shqyrtuar se si do të përballen me shpërthimet e reja të infeksioneve, gjithnjë e më në rritje.
PANORAMA
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!