Rritje e frikshme e rasteve te reja me koronavirus ne Kosove. Vetem dje janë konfirmuar 205 raste të reja dhe 3 persona kane humbur jeten.
Advertisements
Kreu i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK’së), Valbon Krasniqi, ka thënë se këto shifra janë tmerruese për Kosovën.
“Nëse vazhdojnë këto shifra, atëherë në vend do të rëndohet situata edhe më shumë. Gjendja është skajshmërisht e rënduar. Kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur. Ne kemi raportuar që tashmë edhe spitalet regjionale kanë filluar të trajtojnë rastet më të lehta, në mënyrë që të provojmë të shkarkojmë pak klinikat e QKUK-së”, ka deklaruar Krasniqi, raporton Express.
Advertisements
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar mbrëmë se janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4512. Prishtina, Ferizaj, Prizreni, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica, Peja, Vushtrria, Obiliqi, Shtimja, Dragashi, Lipjani, Rahovec, Drenasi, Istogu, Gjakova, Kacaniku, Skenderaj, Klina, Malisheva, Mitrovica e Veriut dhe Suhareka. Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 61 persona të prekur nga koronavirusi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!