Shtatlarti i Partizanit ka reaguar përmes një InstaStory në Instagram, ku shkruan se gjithçka është e rremë. Mediat raportonin se ai është në spital, por Boldor thotë se është në shtëpi
Dejan Boldor ka reaguar ashpër ndaj lajmeve për sherrin që ka patur të enjten mbrëma poshtë shtëpisë së tij. Një konflikt me shokun e skuadrës, Erald Çinari, ka qarkulluar në të gjitha mediat sportive sot.
Advertisements
Shkodrani rezultoi i infektuar me COVID-19 dhe ka bërë sherr me rumunin, duke e akuzuar se është treguar i papërgjegjshëm dhe ka përhapur virusin në skuadër.
Shtatlarti i Partizanit ka reaguar përmes një InstaStory në Instagram, ku shkruan se gjithçka është e rremë. Mediat raportonin se ai është në spital, por Boldor thotë se është në shtëpi.
Advertisements
“Mjaft shkruajtët lajme të rreme! Jam mirë, në shtëpi. I kam marrë të gjitha masat kundër COVID-19”, shkruan lojtari i “Demave të kuq”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!