Këngëtarja Adelina Thaçi pas 20 ditësh luftë me COVID-19, ka bërë dje me dije se është shëruar. Por disa prej ndjekësve nuk e kanë besuar faktin që këngëtarja u prek nga koronavirusi duke i shkruar asaj se sa ishte paguar për ta konfirmuar infektimin nga COVID.
Advertisements
“Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus,”- i shkroi ndjekësja. Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorant/e si ti ka sa të duash.”
Adelina Thaçi publikoi mesazhin në InstaStory dhe shkroi: “Shihni injorantët që s’kanë besim në virus, e as në Zot. Janë po këta njerëz që shpërndajnë virusin dhe shihni çfarë shkruajnë. Më duhet t’iu them se nëse për ju gjithçka është ana financiare, unë se kam pas dhe as nuk e kam atë problem.”
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!