RRËFIMI/ “Iu mpinë krah e gishta, s’vd.iq nga COVID-19”, motra e 21-vjeçares Amantia Çarçiu përgënjeshtron MSH: Koronën e mori në spital, i bënin teste pafund dhe s’na dhanë asnjë rezultat, ta dijë e gjithë BOTA….

Motra e Amanatia Çarçiut, e cila është zyrtarisht vik tima më e re e COVID-19 në Shqipëri, ka hedhur poshtë versionin e autoriteteve. Ajo thotë se motra e saj nuk ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Advertisements

TIRANË– Mosha e vi ktimave të koronavirusit në Shqipëri është ulur, duke shqetësuar edhe ekspertët e shëndetësisë. Pak ditë më parë në Shqipëri u shënua edhe vik tima më e re e COVID-19, 21-vjeçarja, Amantia Çarçiu. Mirëpo motra e saj, në një dëshmi për “JOQ Albania”, ka hedhur poshtë versionin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo është shprehur se motra e saj nuk ndërroi jetë nga COVID-19. Vajza ka treguar, se motra e saj ankohej për frymëmarrjen e rënduar vazhdimisht dhe kishte mpirje të buzëve, mollëzave të gishtave dhe krahëve, ndërsa prej 4 ditësh i kishte bajamet e qelbëzuara.

Advertisements

Më tej ajo shton, se motrës së saj i bënë skanerin e tamponit por familjes nuk iu komunikua asnjë rezultat. Vajza pretendon se motra e saj e mori COVID-19 në spital, ndërsa thotë se asnjërit prej familjarëve nuk iu bë tamponi.

“Pershendetje. Jam motra e Amantia Çarçiut, dua tju them tgjith botes qe motra ime nk iku nga virusi. Amantia ankohej prej kohesh per frymemarrjen e renduar, mpirje buze, mpirje te mollzave te gishtave, mpirje krahu. E kemi vizituar dhe i kane thene per renie imediate ne peshe dhe ne po organizonim vizitat e rradhes per problemin e Amantias. Motra ime 4 dite ka qen me bajame te qelbezuara por jo me temperatur te theksuar. Esht kuruar ne shtepi per keto. Ne daten 7 korrik ne dark motra ime u ankua prej frymemarrjes dhe mpirjes se buzes gjithashtu dhe iu rrit temperatura menjehere. Lajmerova ambulancen qe erdhen e moren pas gati 1 ore se nk kishin veshjen e pershtatshme per tna ardhur ne shtepi. Motra ime ka zbritur vet me kembet e saja per tek ambulanca. Ishte koshiente por ndiente mpirje. Amantias iu be tamponi, skaneri, e plot analiza te tjera dhe ne familjarve nuk na u tha kurr asnje rezultat Na thoshin vetem qe esht heret per te folur se Amantia ka probleme te tjera. Kemi folur me motren gjat gjith kohes. Me bejn shum analiza na thoshte. Dime qe jan kujdesur shuuuum per Amantian se mernim informacion dhe gjithashtu na thoshte dhe vete. Amantia nuk ka ndenjur ne intubim gjat..as 24 ore jo Theksoj qe ne familjareve nuk na eshte ber tamponi, e theksoj nuk na eshte ber tamponi. Asnje nuk ka asnje simptom Amantia e ka mar virusin ne spital Amantia esht ndar nga jeta ne date 14 korrik jo ne 15 Ne familjareve na eshte dhen lajmi ne date 15 ne mengjes Ne skeden e vdekjes shkruhet data 14. Motres time mbase i erdhi caktimi i zotit e ju mblodhen te gjitha por nuk iku me korona ne spital ..jam e sigurt per kete. Nuk kemi asnje simptom. As shoqeria jon..as te afermit. MOTRES TIME NUK I MUNGOI KUJDESI NE SPITAL SEPSE E DIME. U moren serjozisht me Amantian por ishte fati i tille..un kam pengje te tjera qe do ti ndjek deri ne fund. Kam shum boshlleqe per te plotsuar per kete situat. AMANTIA ISHTE E PASTER SI KRISTALI U detyrova te shkruaj ti qetsoj sado pak shpirtin motres”, shprehet motra për JOQ Albania.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakS’ka më dyshime! Sara pozon e mbuluar me këmishë, por ndjekësit i vënë re rrumbullakosjen e barkut: Ke vajzë apo djalë?
Artikulli tjetërPD: Drejtori i DPSHTRR të japë dorëheqjen, përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit