Rama: Kemi shkelur mbi vete për të kënaqur PD, dëshira e PS është që ….

Kryeministri Edi Rama nuk e sheh si një kërcënim deklaratën e djeshme të PD ndërsa tha se “PS që ka të drejtën të ketë një dëshirë, ka dëshirë që të tjerët të marrin sa më shumë nga ajo që duan”.

Advertisements

“Mua ka vetëm një koalicion që më detyron, dhe ky është i marrëdhënies time me veten, me popullin dhe familjen. Nuk më detyron asnjë tjetër. Marrëveshja e 5 qershorit erdhi si rezultat i gatishmërisë tonë për lëshime. Është hera e parë që një marrëveshje për kodin zgjedhor e bën nga A te Zh opozita. Kemi shkelur mbi vete për të kënaqur PD , e dyta unë nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë se ata brenda parlamentit.

Ata jashtë mund ti trajtojë si të dojë , për mungesë dinjiteti të vetes se ata vetë i sollën aty dhe ata janë deputetë të Republikës 100 për qind dhe me ata ne punojmë me sot jo me Lulin e Monën.

Advertisements

Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetik që na çon në atë që ne duhet të hapim lista, por bindja se populli kërkon diçka dhe që ne duhet t’ja japim. S’kam dëshirë të pikturohem si njeriu që do të kontrollojë gjithçka.

Unë nuk besoj që listat e hapura janë recetë çudibërëse, por besoj që mundësia që qytetarët të kenë një zgjedhje preferenciale në fletën e votimit është detyrim në këto kushte. Kur edhe vetë klasa politike shihet si rreth i mbyllur. Nga eksperienca nevoja e një lidhje me direkte me popullin mund të shërbehet më mirë kur deputeti e di që nesër rikonfirmimi i tij varet nga ata që ai u shërben.

Sa i përket kushteve të tjera jemi në kushtet kur po përpiqemi që të gjithë të keni zërin e tyre dhe listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve.

Pra një fletë votimi që do ishte qylim. por kjo nuk do të thotë që ne kemi ndonjë tendencë që të pengojmë që subjektet të bëjnë marrëveshje mes tyre.

Po të shohim vendet evropiane kemi Hollandën që ndalon koalicionet, kemi vende që ku subjektet bashkohen në një liste dhe asnje vend përvec vetes ku një mullar i madh em parti futen në një tyren të madh përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe bëjnë që qytetari të votojë për njërin dhe votën e merr tjetri.

Këto ndryshime nuk vijnë si rezultat i kalkulimevve tona, PS është me e madhja sot, pas 1 viti do të shohim, Por PS ska asnjë lloj qëllimi vec se të përmirësojë vendin dhe t’i japë të drejta.

Ka vetëm një qëllim ne jemi në qendër , kemi detyrim të mbrojmë interesat e vendit dhe të bëjmë cmos që asnjë të mos ndjehet i kërcënuar nga ky proces.

Opozita jashtë prsh , por kjo është një marrëveshje e berë me ta. Për listat e hapura mbase kanë të drejtë, por nuk mund ti marrin të gjitha. Dhe PS që ka të drejtën të ketë një dëshirë, ka dëshirë që të tjerët të marrin sa më shumë nga ajo që duan.”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParalajmërimi i opozitës për prishje të marrëveshjes, ja si i përgjigjet kryeministri
Artikulli tjetër“Unë President e ti kryeministër”- Rama i përgjigjet Bashës: S’jam populli që e vendos këtë. Dua të hapen listat sepse…