Rama feston ditëlindjen në një datë me SHBA-të, ja çfarë i bëjnë ndjekësit

Kryeministri Edi Rama feston sot 56 vjetorin e tij të lindjes, datë që përkon dhe me Pavarësinë e SHBA-ve. Përmes një video që ka postuar në rrjetet sociale, Rama ka rikthyer shprehjet e disa prej liderve të SHBA-së, si një kujtim për rolin që ata kanë pasur në të gjithë botën.

Advertisements

”HAPPY BIRTHDAY AMERICA, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në postimin e tij, ndërkohë që të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë uruar atë vetë për ditëlindjen e tij.

Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Ky dokument u hartua kryesisht nga 32 vjeçari Tomas Xheferson.

Advertisements

Njera pjesë e Deklaratës përmbante një listë ankesash kundër mbretit Xhorxhi i Tretë dhe Parlamentit të Anglisë. Pjesa tjetër e Deklaratës, përmbante thelbin e idesë mbi lirinë amerikane, mbi të drejtat e natyrshme që kanë njerëzit.

“Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë”.

Deklarata e Pavarësisë shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dokumenti tjetër është Kushtetuta. Në Shtetet e Bashkuara 4 korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare, Dita e Pavarësisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRritja e madhe e rasteve, mjeku Pipero flet për mbajtjen e maskës: Ka ardhur momenti që…
Artikulli tjetërTortë e çuditshme, ja surpriza e Marinës për ditëlindjen e Getit