Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Thumanë, ku inspektoi punimet për rindërtimin. Shefi i qeverisë u shpreh se më 26 nëntor do të hapen dyert e para në qendrën e re urbane që do të ndërtohet në këtë zonë.
Advertisements
THUMANË –Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Thumanë gjatë ditës së sotme, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ku inspektoi punimet. Në një postim në Facebook, Rama bën me dije se në Thumanë po mbushet me gurë sipërfaqja, për të garantuar qëndrueshmërinë absolute të lagjes së re.
Postimi i Ramës
Advertisements
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË
THUMANË – Në zemrën e tragjedisë së 26 nëntorit të shkuar, ku po hidhet bazamenti i infrastrukturës, pas një mbushjeje masive me gurë dhe gjeotekstil të sipërfaqes, për të garantuar qëndrueshmërinë absolute të lagjes së re mbi tokën ish-kënetore, e ku së shpejti do të nisë ndërtimi i shtëpive, pallateve, shkollës së re, kopshtit e çerdhes, së bashku me një qendër komunitare shërbimesh publike e argëtimi familjar si edhe zonën sportive🤩 Thumana e Re do të ketë edhe një kënd të kujtesës, që do t’u përcjellë brezave mesazhin e fuqisë së solidaritetit shoqëror, për t’u ringritur më të mirë e më të fortë, pas çdo humbjeje e dhimbjeje🙏
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!