Belgjika, një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropën Perëndimore, nuk e raportoi asnjë vik timë gjatë 24 orëve të kaluara, për herë të parë që nga 10 marsi.
Advertisements
Njësoj si në shumë shtete evropiane që u go ditën rëndë nga pandemia në mars dhe prill, Belgjika arriti ta kufizonte përhapjen e virusit përmes masave të izolimit, të cilat tash janë duke u larguar, shkruan “Reuters”.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Sicensano, njoftoi se numri i përgjithshëm i vik timave mbetet 9,787. Si shtet me 11.5 milion banorë, Belgjika i ka shënuar 850 vik tima për një milion njerëz, që është niveli më i lartë në botë, me përjashtim të San Marinos, që ka shumë pak banorë. Më së shumti viktima për 24 orë janë regjistruar më 12 prill – 343.
Advertisements
Lakorja e infeksioneve të konfirmuara ka rënë në masë të ndjeshme, ndonëse numri mesatar i rasteve ditore gjatë shtatë ditëve të kaluara është rritur për 11 për qind në krahasim me një javë më parë.
Qeveria belge do të mbajë një mbledhje të mërkurën, ku do të diskutohet për lehtësimin e mëtejmë të masave të izolimit pas vendimit për ta bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave në dyqane, kinema dhe muze, që u mor më 10 korrik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!