Sistemet imunitare të disa njerëzve, që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit të ri, mund të kenë një familjaritet me patogjenin dhe mund të ndihmojnë për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes nëse ai person merr Covid-19, sugjeron një studim i ri.
Advertisements
Studimi, i botuar në revistën “Nature”, zbuloi se midis një kampioni prej 68 të rriturish të shëndetshëm në Gjermani që nuk ishin ekspozuar ndaj koronavirusit, 35% kishin qeliza T në gjakun e tyre që ishin reagues ndaj virusit.
Qelizat T janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga infeksioni. Reaktiviteti i qelizave T sugjeron që sistemi imunitar mund të ketë pasur përvojë të mëparshme në luftimin e një infeksioni të ngjashëm dhe mund ta përdorë atë memorie për të ndihmuar në luftimin e një infeksioni të ri.
Advertisements
Pra, si mund të kishte sistemi i tyre imunitar qeliza T reaktive nëse nuk kishin kurrë Covid-19? Ato ishin “ndoshta të fituara në infeksione të mëparshme me koronaviruse endemike”, thonë studiuesit nga institucione të ndryshme në Gjermani dhe Mbretëria e Bashkuar. Përdorimi i kësaj memorie të qelizës T nga një infeksion tjetër i ngjashëm, për t’iu përgjigjur një infeksioni të ri quhet “reaktivitet i kryqëzuar”.
Studimi i ri përfshinte analizimin e mostrave të gjakut nga 18 pacientë Covid-19, të moshës 21 deri 81 vjeç, dhe dhurues të shëndetshëm, të moshave 20 deri 64 vjeç, në Gjermani. Studimi zbuloi se qelizat T reaktive ndaj koronavirusit u zbuluan në 83% të pacientëve Covid-19.
Ndërsa studiuesit gjetën gjithashtu qeliza T me “reaktivitet të kryqëzuar” te donatorët e shëndetshëm, ata shkruan në studim se ndikimi që këto qeliza mund të kenë në rezultatin e një sëmundjeje Covid-19 mbetet ende i panjohur.
Gjetjet e studimit sigurisht që kërkojnë më shumë hulumtime, tha Dr. Amesh Adalja, studiues në Qendrën Universitare për Sigurinë Shëndetësore të Johns Hopkins, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri.
Deri më tani gjatë pandemisë së koronavirusit, vëmendja më e madhe është përqendruar në antitrupat Covid-19 dhe rolin që ata luajnë në ndërtimin e imunitetit kundër sëmundjes.
Por eksperti i sëmundjes infektive Dr William Schaffner, profesor i mjekësisë parandaluese dhe sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë Universitare Vanderbilt në Nashville i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri, tha që qelizat T nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohen./ Opinion.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!