‘Po numëronim sekondat këtë mbrëmje, pak para mesnatës Silva na çoi lajm”, gazetari dhe gruaja e tij bëjnë testin e Covid

Gazetari Ilir Kadia përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se i është nënshtruar testit për Covid 19, dhe së bashku me bashkëshorten e tij kanë rezultuar negativ.

Advertisements

Lajmin ua ka dhënë doktoresha Silva Bino, për të cilën Kadia përzgjedh fjalët më të veçanta për ta falenderuar për punën e përditshme që bën, dhe për netët pa gjumë, që i kalon, teksa iu njofton të gjithëve rezultatet.

Kadia shton se telefonata me doktoreshë Binon, të cilën e njeh prej vitesh dhe e ka mikeshë, u mbyll shpejt, pa i dhënë të gjitha falenderimet që ajo meritonte për punën e saj.

Advertisements

Postimi i Kadias: Silva Bino, e pagjumë! Një minutë para kësaj mesnate Silva Bino më çoi lajm:Tamponët dolën negativ! Me gruan brenda vetes u hodhëm përpjetë! E falenderuam Doktoreshën dhe mikeshën tonë dhe i thamë me shpirt:Të kemi xhan! Se ashtu e kemi ka vite! Dhe s’jemi xheloz që s’e kemi vetëm ne! Se kush pati një hall shëndeti dhe Silva nuk ju gjend pranë! I njohur dhe i panjohur qoftë hallexhiu!

Ne numëronim sekondat këtë mbrëmje derisa të dilte përgjigja! Minutat mezi shtyheshin! Gjumi na rëndonte qepallat! Shih atëhere kur ishim gati të shtriheshim të raskapitur Silva Bino sjell kumtin e gëzuar!

E as t’a falenderojmë s’na jep kohë!Se kur ne po i dorëzohemi gjumit ajo vazhdon punën! Në këtë situatë të rëndë të pandemisë nuk ka punë më të vështirë se të drejtosh Institutin e Shëndetit Publik! Sytë e Shqipërisë janë nga ai institucion i mjekësisë tonë që prej Drejtoreshë Silvës me shoqe,prej pagjumësisë së tyre lehtëson dhimbjet e njerëzve tanë! Faleminderit Silva Bino me shoqe shumë! U paçim!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTemperatura përvëluese, moti për disa qytete
Artikulli tjetërE rëndë! Makina për plas këmbësoren në Tiranë, niset me urgjencë drejt spitalit