Plas shèrri mes operatorëve të transportit publik, zbulohet nëse do të rritet çmimi i biletës(Kërkesat për qeverinë)

Përfaqësues të sektorit të transportit ndërqytetas janë konfliktuar mes njëri-tjetrit sot paradite ndërsa po diskutoheshin problematikat që po hasin në këtë periudhë pandemike.

Advertisements

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme të siguruar nga Fax News, dy prej përfaqësuesve të sektorit të transportit ndërqytetas, janë kapur me duar mes tyre, për shkak të diskutimit mbi rritjen e çmimit të biletave për qytetarët

Pjesë nga deklarata e përfaqësuesve të transportit publik: Mbas fillimit të punës prej dy javësh jemi në gjendje të vështirë ekonomike, nuk kemi asnjë mundësi financiare. Transporti i paligjshëm informal është problem për ne, organet na premtuan që sektorin tonë do e ndihmojnë por po shikojmë që spo marrim ndihmën e duhur.

Advertisements

Informaliteti është në maksimum, kemi 5 muaj që jemi të mbullur, dhe shteti nuk mund të rrijë pa reaguar. Kërkojmë me ngulm nga organet e kontrollit të shtetit të na ndihmojnë, sektorin tonë, kjo eshte pika e parëe kërkesës sonë.

Pika e dytë janë taksat e bashkisë, na u falën taksat e mjeteve por taksa e bashkisë na eshte thene që do mendohet për tu falur. Para dy ditësh na erdhi zarfi nga bashkia për taksë, dua ti them kryetarit të bashkisë si munde të mos mendosh për transportin ndërqytetas? Për pesë muaj nuk na i përgjysmoje këto taksa, në një kohë kur jemi vërtetë për tu ndihmuar.

Prej dy javësh po lëvizim mjetet duke futur lek nga xhepi, premtimet janë të mëdha për sektorin tonë,m ne jemi duke pritur por ka dhe gjëra që nuk mund ti presim. Terminali i Jugut na u tha se do të rishikohej dhe kjo nuk ka ndodhur.

Nuk mund të presim më se ato xhiro që bëjmë është shpenzim parash dhe kohë. Kemi 15 dite që operatorët kanë futur para nga xhepi. Nuk do rimbyllemi si transport por mund të kemi protesta grumbullime, nuk kërkojmë që të ketë rritje të biletave, por këto kërkesa duhet të plotësohen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Alo Edi jam…laji duart!”/Mesazhi në telefon gjatë COVID-19, kreu i AKEP sqaron pse u lejua
Artikulli tjetërMinistrja Balluku shfaqet e prekur teksa mbron aksin Milot-Fier: Ju po e çmendni këtë popull, rruga do të ndërtohet dhe do të thoni ‘e paskan qarë’