Kryeministri Rama ka reaguar për deklaratën e Zv/Kryetari i i Grupit Parlamentar CDU/CSU-së, Johann Wadephul në Bundestag-un gjerman për ndryshimet kushtetuese duke thënë se ishte zhgënjyese.
Advertisements
“Gjermania është pikë referimi e mbarë botës, por edhe e jona. Një lokomotivë e pazëvendësueshme që tërheq Europa. Deklarimi i djeshëm i zotit Wadephul ishte ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik. Është një mik i mirë i Bashës dhe i imi. Kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe e cmoj përkushtimin e tij për të lehtësuar marrëdhëniet politike në Shqipëri.
Çmoj shumë dhe faktin që është europian i vendosur i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja ime për çdo orë dhe nuk janë pak për këtë periudhë më shumë se 1 vjecare që ka shpenzuar për Shqipërinë. Ai e çmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit por deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë. Marrëveshja duhet zbatuar dhe këtu jemi 100% dakord jo vetëm me fjalë por edhe votën e sotme, por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht të ndalojë parlamentin të shkojë përtej saj duke demokratizuar zgjedhje. Ky është nxitimin në planin proporcional.
Advertisements
Në planin etik ishte zhgënjyes, sepse duhet të flitet me fakte të verifikuara, jo me të dëgjuar. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet. Kjo është thjesht e pavërtetë. Koalicionet as nuk do të ndalohen e as nuk mund të ndalohen. Thjesht duhet e do të jenë si në çdo vend të Europës ku partitë kanë lirinë të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre sic bën CDU me partinë simotër CSU. Ai mban krahun e opozitës jashtë parlamentare. Të shikojë faktet dhe jo fjalët e bazuar në dezinformacion”, tha Rama.
Ditën e djeshme, Wadephul reagoi ashpër lidhur me ndryshimet kushtetuese duke thënë se do të asgjesonin Reformën Zgjedhore. “Ndryshimi Kushtetues do të minonte reformën zgjedhore. Do të çonte në shkeljen e marrëveshjes. Një qasje e tillë është shkelje e besimit ndaj BE,” tha ai.
Wadephul deklaroi se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Madje ai kërcënoi me bllokimin e konferencës së parë ndërqeveritare dhe procesin e integrimit nëse marrëveshja nuk miratohet ashtu siç është dakordësuar.
“Me marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëveshjet e tjera të bazuara mbi të, qeveria dhe opozita kanë hartuar një reformë të mirë zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore tani duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Atëherë do të përmbushej kërkesa e bërë nga BE dhe Bundestagu gjerman për të kryer një reformë zgjedhore në një proces gjithëpërfshirës midis qeverisë dhe opozitës – përfshirë opozitën ekstra-parlamentare.
Por tani po dëgjojmë për vendime në Parlament, për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve.
Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit.
Ndryshimi kushtetues për më tepër do të minonte tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonte atë”, deklaroi Wadephul.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!