Olta Gixharit merr dhuraten romantike nga i dashuri , ja dhurata e ëmbël që mori aktorja për ditëlindje(FOTO)

Olta Gixhari ka festuar dje ditëlindjen më të veçantë të jetës së saj, kjo për arsye se ka gjetur dashurinë e jetës dhe njëkohësisht është në një pritje të ëmbël.

Advertisements

Ajo mbushi 34 vjeç dhe ditën e saj speciale e festoi në Spanjë, ku po jeton prej disa kohësh me partnerin e saj. Olta nuk tregoi shumë detaje nga festa e ditëlindjes së saj, por nuk nguroi të ndajë me ndjekësit dhuratën që i bëri partneri.

Ai i kishte përgatitur aktores një buqetë të bukur me lule, ndërsa krahas saj i kishte lënë një pusullë dashurie.

Advertisements

“Jam njeriu më i lumtur me ty pranë! Të dua!”- ishin fjalët e ëmbla të partnerit, të cilat Olta i shoqëroi me shkrimin: “8/7/2020 Te dua shume i shtrenjti im. Ditelindja me speciale e te gjitha viteve. #33weekspregnant #34years”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendet një person i pajetë, policia nis hetimet(Detaje)
Artikulli tjetërTemperatura përvëluese, moti për disa qytete