Avokati Spartak Ngjela thotë se kryeministri Rama nuk mund të fitojë dot një mandat të tretë qeverisës për shkak të reformës anti-korrupsion. Sipas tij, nga kjo reformë do ketë eleminime të disa figurave politike.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Në Fokus”, avokati u shpreh se kur të fillojë funksionimi i SPAK, shumë prej aktorëve politikë në Shqipëri nuk do të futen dot në zgjedhjet e 2021.
“Nuk besoj se mund të fitojë një mandat të tretë dhe kjo për shkak të SPAK. Do kemi eleminime figurash nga reforma anti-korrupsion. Kur të fillojë funksionimi i SPAK-ut, shumë nga këta nuk do i kesh në zgjedhjet e 2021, pasi do të jenë nën akuzë. Por, SPAK po pret Byronë Kombëtare të Hetimit. I gjithë ekipi i kësaj të fundit është duke u trajnuar në Amerikë dhe trajnohet me dosjet, kam të dhëna të plota, e korrupsionit. Cilët janë hetuesit, sipas ligjit shqiptar, ata duhet të jenë edhe me shtetësi shqiptare. Ata kanë dy shtetësi, amerikane dhe shqiptare”, u shpreh ai.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!