Mjeku infeksionist, zbulon skandalin në Spital: Nuk kemi asnjë që të bëjë …

Mjeku infektolog, Ilir Tolaj teksa ka folur për situatën e krijuar në Kosovë si pasojë e COVID, thekson se ka një disfavor për trajtimin e pacientëve të sëmurë pasi mungojnë kapacitetet, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Advertisements

“Si tek ne, ashtu edhe në botë kemi një shmangie të grupmoshave me Covid. Më herët ishin të moshuarit, ata të cilët kishin sëmundje kronike që sëmureshin më shumë dhe përfundonin me vdekje. Tani kemi një zhvendosje të këtyre grupmoshave në mosha më të reja. Sipas një analize sipërfaqësore të bërë në institucionet mjekësore të Kosovës, është një shifër 35-55 vjec që janë kryesisyht shumica e të hospitalizuarve dhe rasteve që kanë përfunduar me vdekje, por edhe sërish është e pritur nëse për një moment kemi një hapje jashtëzakonisht të madhe dhe kjo sëmundje po atakon të sëmurët dhe ata me sëmundje kronike, por në fakt ende nuk dihet cili është mekanizmi i vërtetë që shkakton crregullim në organizëm.

Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria kemi një anë të disfavorshme në trajtimin e të sëmurve. Mqs kapacitetet tona të të sëmurëve janë të kufizuara, kuadri mjekësor adekuat për të trajtuar gjendje serioze është gjithashtu i mangët dhe kjo nuk mund të kompensohet në këto muajt dhe javët e pandemisë”, tha Tolaj.

Advertisements

Mjeku shtoi se mungesa më e madhe është tek anesteziologët dhe specialistët e mjekësisë intensive që është e domosdoshme për këto raste.

“Ne kemi disa spitale, të cilat kanë ndarë pjesë të caktuara vetëm për pacientët me Covid. Sa i përket kapaciteteve të shtretërve, por edhe të respiratorëe, mendoj që ende jemi brenda kapaciteteve të mjaftueshme për të trajtuar këtë numër të pacientëve, edhe pse një ditë më herët ishte shifër e madhe dhe kishim pacientë që kërkonin trajtim. Nëse u referohemi kapaciteteve hapësinore dhe teknike, ato ekzistojnë. Ajo që po mungon më së shumti në Kosovë janë kapacitetet njerëzore. Ne kemi një numër jashtëzakonisht të vogël të anesteziologëve dhe nuk kemi asnjë specialist të mjekësisë intensive që kërkohet për këto raste”, u shpreh Tolaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPse disa njerëz që nuk janë infektuar me Covid mund të kenë imunitet, ja arsyeja
Artikulli tjetërProvojeni! Kjo pije pastron mushkëritë si me magji