Ministrja Balluku shfaqet e prekur teksa mbron aksin Milot-Fier: Ju po e çmendni këtë popull, rruga do të ndërtohet dhe do të thoni ‘e paskan qarë’

Balluku e cila foli me një gjuhë të ashpër kundër zërave kritikë në lidhje me çmimin e këtij aksi, tha se ai segment do të ndërtohet dhe se ato do të kalojnë aty me makinat e tyre luksoze e do të thonë sa bukur është bërë.

Advertisements

Balluku tha ndër të tjera se kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro dhe do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët.

“Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para. E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjedhë zift.

Advertisements

U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë?

Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim?

Thjeshtë nuk keni dëshirë të shikoni këtë vend të ndërtuar. Ne jemi qeveria e ndërtimit. Nuk do të vijë më kurrë dita që ju ta shkatërroni, e çmendet këtë popull. Ju po ndikoni psikologjikisht në jetën e shqiptarëve. Nuk e kuptoj si nuk punoni për programin tuaj. Ua hodhi poshtë një taksë të të sheshtë Ilir Beqaj për tre orë. Ju nuk do të prishni atë që në po ndërtojmë.

Segmenti që po ndërtojmë është ëndrra e çdo shqiptari që jeton në veri dhe dashurin perlat e jugut, po ashtu edhe çdo qytetari që jeton në jug dhe dashuron madhështinë e veriut. Ne do ta ndërtojmë me konsulentët tanë të mbështetur nga BE. Projekti që ne kemi në dorë është i njëjtë. Ju jeni të paditur. Disa janë të mërzitur së ndoshta nuk u plotëson qeveria ndonjë tekë. Disa janë thjeshtë katran të zi që kanë dëshirë ekstreme të derdhin ziftin ku jetojnë. Ne do ta bëjmë dhe ju do ta shijoni me makinën tuaj luksoze dhe kur ta ndërtojmë do të thonë e paskan qarë.”- tha Balluku

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlas shèrri mes operatorëve të transportit publik, zbulohet nëse do të rritet çmimi i biletës(Kërkesat për qeverinë)
Artikulli tjetërMoti në korrik vjen me surpriza, meteorologia e njohur: Ja se cfarë pritet të ndodhë