Ministria e Shëndetësisë udhëzon qytetarët: Si të krijoni maska mbrojtëse në shtëpi pa asnjë kosto. Hapat që duhet të ndiqni

Në një postim në mediat sociale, tregohen të gjitha hapat se si krijohet një maskë e cila është e vlefshme dhe të mborn nga COVID-19.

Advertisements

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot një udhëzim se si mund të krijohen maskat në kushte shtëpie. Në një postim në mediat sociale, tregohen të gjitha hapat se si krijohet një maskë e cila është e vlefshme dhe të mborn nga COVID-19.

“#VendosniMaskën 👉Barrierat mbrojtëse mund të bëhen vetë në shtëpi dhe pa asnjë kosto! 📌Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi: ▪️Pasi keni marrë një shami duhet ta palosni atë në gjysmë; ▪️Sërisht paloset pjesa e sipërme deri tek gjysma dhe pjesa e poshtme; ▪️Vendosen rripat e llastikut ose për me lehtë llastikat e flokëve në largësi 6 cm nga njëra- tjetra; ▪️Palosen të dyja anët dhe qepeni me gjilpërë;⬇️

Advertisements

😷Pasi e keni larë me ujë të nxehtë dhe detergjent, mund ta përdorni maskën në çdo ambient të mbyllur, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me #COVID19. #RespektoRregullat #RuaniShëndetin”, shkuran ministria.

Këto udhëzime vijnë në një kohë kur nga sot është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura. Ogerta Manastirliu në një njoftim për mediat bëri me dije se është miratuar vendimi dhe kush nuk bindet do të marrë një gjobë prej 20 mijë lekësh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇrregullohen shenjat e horoskopit, NASA zbulon të 13-ën, ja çfarë veçorish ka
Artikulli tjetërKryemadhi: Në çdo rast opozita do të hyjë në zgjedhje/ Ne zgjodhëm lirinë, Rama izolimin