“Merrni masa, situata e rëndë, Qeveria është dorëzuar”, Basha flet për gjendjen nga pandemia, ja apeli për qytetarët

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Pogradec, për të parë nga afër situatën e biznesit të vogël të këtij qyteti dhe gjendjen e turizmit në këto kohë të vështirësive të mëdha ekonomike.

Advertisements

Sipas kryedemokratit, referuar situatës nga pandemia, “Qeveria është dorëzuar”.

Ndaj Basha i ka drejtuar një apel qytetarëve: “Situata është e rëndë, mbrohuni vetë nga virusi, qeveria nuk ka asnjë plan”.

Advertisements

“Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin, me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë.

E rëndë është edhe situata e COVID-it, ndaj, dua t’ju persëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë:

Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjenës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar.

Nuk ka asnjë plan, asnjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh.

Mos prisni gjë nga qeveria! Merni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish”, tha Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Sekuestrohet shuma e madhe e eurove në Rinas, ja kujt iu gjetën. Policia dyshon se…
Artikulli tjetër“Top less” në plazh, futbollistja shqiptare: Ju tregoj 2 futbollistët më s*ksi te Kombëtarja