Më pak se 50 vjeç, Manastirliu zbulon moshat e reja që janë intubuar tek Infektivi: “Po rrezikohet jeta e shqiptarëve”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zbuluar se tre prej gjashtë personave të intubuar në spitalin Infektiv në Tiranë janë të moshave të reja, më pak se 50 vjeç.

Advertisements

“Duhet të dini se tre prej personave të intubuar janë 45, 46 dhe 49 vjeç, kjo nuk është lojë, ai që e mendon në këtë mënyrë rrezikon jetën e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Manastirliu, e cila tha se nuk ka asnjë plan për rimbylljen, por qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e distancimit.

“Nëse sjellja e qytetarëve nuk ndryshon, masat nuk do jenë të vlefshme. S’mund të realizojmë që pas çdo qytetari të vendosim një polic që ta kontrollojë. Çdo person që ka Covid duhet të rrijë në shtëpi, jo të dërgojmë për çdo njeri një polic që t’i kërkojë hesap. S’e kemi këtë luks. Kjo duhet të jetë përpjekje e përbashkkët, e të jetuarit në një realitet të ri.

Advertisements

Ne po përgatisim spitalet, përshtatëm spitalin karantinë dhe i shtuam 100 shtretër për Covid-19. Duhet marrë me seriozitet. Po u kujdesëm për shëndetin, kujdesemi dhe për ekonominë e për gjithë të tjerat me radhë. Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Kemi vetë 7 vite e pak që është investuar në shëndetësi e është akoma shumë punë për t’u bërë,” u shpreh ajo

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUlet mesatarja e vdekjeve nga COVID-19/ Britania njofton 85 viktima në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërFshihen emrat në gjuhën greke nga tabelat në Finiq, Dule: Po nxitet urrejtje, qeveria mbyll sy e veshë