Me grip dhe temperaturë, ylli i Tiranës humbet sfidën ndaj Bylisit

Tirana do të luajë me Bylisin ditën e sotme në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës, me ndeshjen e parë që u mbyll me fitoren e ekipit të Dovedan 2-1 në Ballsh.Bardheblutë do të kenë mungesën e njërit prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni, siç është Uinful Kobina.

Advertisements

Ky i fundit ka pasur grip dhe temperaturë para fillimit të ndeshjes dhe për këtë arsye nuk është grumbulluar me pjesën tjetër të ekipit dhe nuk do të jetë as në stolin e rezervave.

Një situatë aspak e mirë te Tirana për shkak të mungesave, pasi në këtë ndeshje duhet të përballet edhe me një mungesë tjetër të rëndësishme siç është ajo e Elton Kale, i cili ka një problem në shpatull.
Lojtarët pasi kanë mbërritur në stadium, të gjithë kanë qenë të pajisur me maska teksa ju është matur edhe temperatura në hyrje, para se të përgatiteshin për ndeshjen.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSheqeri i tepërt mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Artikulli tjetërÇrregullohen shenjat e horoskopit, NASA zbulon të 13-ën, ja çfarë veçorish ka