Mbyllet pavioni/ Në gjinekologjinë e Elbasanit, 4 infermiere me covid 19. Pozitiv edhe një polic

Spitali Rajonal i Elbasanit është kthyer në një vatër të re të covid 19 pasi 4 infermiere në repartin e gjinekologjisë në këtë spital kanë rezultuar pozitive.

Advertisements

Gjithçka nisi kur një paciente mori shërbim në këtë pavion dhe më pas rezultoi pozitive çka bëri që të testohej personeli shëndetësor, 4 prej të cilëve tashmë rezultojnë të prekur dhe janë izoluar ndërkohë që në masat e para të marra është mbyllur reparti i aborteve në pavionin e Gjinekologjisë.

Ndërkohë që testimet vazhdojnë këtu të dyshuar vazhdojnë të jenë edhe personel tjetër shëndetësor që kanë shfaqur shenja.

Advertisements

Nga testimet e 24 orëve të fundit pozitiv ka rezultuar një punonjës policie duke bërë që një tjetër vatër të shfaqet ne institucione, aty ku risku i përhapjes është më i madh. Edhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit kanë nisur testimet.

Në call center, aty ku një ditë më parë u identifikua një rast pozitiv me covid 19, deri tani nuk ka raste të tjera, të shpresojmë që ecuria të jetë e njëjtë.

Në valën e dytë të përhapjes së covid 19 në Shqipëri, vend që u bë vatra më e madhe e përhapjes së covid ishte QSUT. Tashmë e njëjta situatë po ndodh edhe në rrethe. Le të shpresojmë që spitali rajonal i Elbasanit të mos kthehet në një vatër të re të përhapjes së virusit, në këto vende ku njerëzit janë të detyruar të paraqiten për të marrë shërbim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjallja, ‘vetëf lijimi’, kishat dhe sektet
Artikulli tjetërSi ta dalloni COVID-19 nga virusi i stomakut, simptomat janë thuajse të njëjta, por…