Ministri i Shëndetësisë se Kosoves, Armend Zemaj ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, të cilit i ka konfirmuar se qytetarëve të Shqipërisë nuk do t’ju kërkohet testi për COVID-19 kur hyjnë në Kosovë.
Advertisements
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Zemaj ka thënë se vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit dhe se si rrjedhojë nuk do të kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët nga Lugina e Preshevës.
“Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!”, ka shkruar Zemaj.
Mesazhi i Zemaj
Advertisements
Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.
Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!