Manastirliu përdor maskën e gabuar, mjeku: Rrezikon personin që ndodhet përballë

Detyrimi i vendosjes së maskave në publik, ka shkaktuar reagime të shumta.

Advertisements

I tillë është edhe eksperti i njohur Erion Dasho, i cili nëpërmjet një statusi në Facbook tha se maska që ka mbajtur ministrja Manastirliu, nuk është efektive dhe nuk siguron mbrojtje.

Sipas tij maska me valvul në ambientet spitalore, mund të jetë një rrezik për personat që ndodhen pranë.

Advertisements

Ai sqaron se nëse dy persona e përdorin maskën, mund të mbrojnë njëri-tjetrin, por ndryshe është me përdorimin e maskës me valvul, ku nëse njëri nga perosnat nuk e përdor mund të bëhet rrezik për tjetrin.

Statusi i plotë:

Zonja Ministre! Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur! Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve! Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për nesër, e diel 19 korrik 2020
Artikulli tjetërRama uron doktor Kalon: Heroi i heshtur në vijën e zjarrit, shëndet e forcë për të bërë detyrën fisnike