Mali i Zi… nga shteti “pa Covid”, në vendin më të infektuar në rajon

Mali i Zi është vendi i fundit në Evropë që regjistroi rastin e parë me koronavirus (17 mars) dhe i pari që nuk pati asnjë rast të ri për 28 ditë rresht (dy cikle të inkubacionit). Kjo është arsyeja pse fundi i epidemisë në këtë vend u shpall më 2 qershor. Në atë periudhë (17 mars – 4 maj), u regjistruan 324 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dhe nëntë viktima.

Advertisements

Pas kësaj, rasti i parë u regjistrua më 14 qershor dhe deri më 16 korrik, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 1,582. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur shpejt, pas analizimit të 2,000 mostrave të ardhura nga Gjermania, nga të cilat dolën pozitivë 475.

Mali i Zi dërgoi 2,000 mostra për testim në Gjermani, për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme që ato të kryheshin në shtet.

Advertisements

Si u shndërrua Mali i Zi, nga vendi “pa koronavirus” në vendin me numrin më të madh të të infektuar për 100,000 banorë në Ballkanin Perëndimor?

Ndihmësi i drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se besoj që arsyeja kryesore e kësaj është fakti se të gjithë, si shoqëri, u liruan dhe nuk u mbrojtën nga virusi.

“Importi i virusit më nuk mund të shmanget dhe kjo ishte e qartë për të gjithë. Për sa kohë që ekziston kjo sëmundje përkthe dhe për sa kohë që është kudo në botë, nuk ka vende apo territore të mbrojtura apo të sigurta”, tha Begiq.

Siç thotë ai, problemi kryesor qëndron te vetë virusi, pra te karakteristikat e tij, dhe mbi të gjitha në faktin se një numër i madh i personave të infektuar, ata që janë të gatshëm dhe të aftë për të transmetuar infeksionin, nuk kanë simptoma.

“Në kohën kur kemi identifikuar rastet e para, situata në terren ishte e tillë që, falë atij asimptomatizmit, ata përhapën sëmundjen në një numër relativisht të madh të kontakteve dhe gjithçka që po regjistrojmë dhe gjithçka që shohim tani është pasojë e sjelljes dhe ngjarjeve që u zhvilluan disa javë më parë”, thotë ai. /REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë atraksion turistik për të mos u humbur, ja bukurit që ofronjn gurrat e ‘Gurit të Bardhë’ në Klos
Artikulli tjetër“Kërcet” ar ma, një i vd ekur dhe një një i plagosur