Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari prej vitesh janë në qendër të mediave rozë. Vitin që lamë pas çifti u përfol për një ndarje të mundshme, megjithatë pas gjithë bujës së shkaktuar, u fotografuan së bashku rrugëve të Tiranës.
Advertisements
Po ashtu, ata ndiqnin ende njëri-tjetrin, kurse Visi kishte në profilin e tij foto me Lorin. Megjithatë prej kohësh nuk kemi dëgjuar asgjë rreth çiftit, teksa nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, madje Visi ka fshirë edhe fotot që kishin së bashku.
Si për të përforcuar këto detaje, blogerja na ka bërë sot të dyshojmë se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe se ajo tashmë është gati për një njohje të re.
Kjo pasi trashëgimtarja e Top Channel ka publikuar një thënie mjaft romantike dhe të ëmbël në profilin e saj në Instagram, ku thuhet: Nuk jam e sigurtë nëse jemi takuar në kohën e duhur, por duke qenë se jemi të dy këtu, le të bëjmë më të mirën tonë.
Advertisements
Ndonëse një shprehje e bukur dashuria, këto fjalë mund të interpretohen si të duhurat për një njohje të re dhe mundësisë për fillimin e një marrëdhënie.
Megjithatë, nuk dihet ende se çfarë fshihet pas këtij postimi, sepse mund të jetë e gjitha rastësi, megjithatë jemi ende në pritje të ndonjë detaji tjetër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!