Lajm fantastik nga Kosova, del nga spitali foshnja e prekur nga Covid-19

Foshnja, e cila ishte e para e infektuar me Covid-19 në Kosovë, është liruar nga Klinika e Neonatologjisë. Gjendja shëndetësore është e mirë

Advertisements

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës dr. Xhevdet Gojnovci. Ai ka thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po mund t’ju konfirmoj se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në shtëpi me peshë 5040 gramë”, ka deklaruar Gojnovci për Express.

Advertisements

I porsalinduri me moshë njëmuajshe ishte foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19. Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJonida Maliqi dhe Romeo Veshaj u tallën nga Drimadhes, reagon ashpër gazetarja që shkroi për bashkëjetesën e çifti
Artikulli tjetërA është ndarë nga Patrisi? Ditëlindja e Tunës i jep fund të gjitha spekulimeve