Kullat pa roje në plazhin e Shëngjinit, në vendin ku u m byt 34-vjeçari mungon vrojtuesi

Një 34 vjeçar nga Kosova humbi jetën një ditë më parë në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa në zonën ku ndodhi ngjarje mungojnë vrojtuesit e plazhit.

Advertisements

Siguria për jetën e pushuesve është një shqetësim serioz në bregdetin e Shëngjinit. Ndonëse jemi në mesin e korrikut në pjesën më të madhe të plazhit mungojnë kullat e vrojtimit.

Aty ku ndodhen kullat, shfaqja e rojeve bregdetare është sporadike.

Advertisements

Pushuesit thonë se ndjehen të pasigurt dhe kërkojnë që ti jepet zgjidhje e shpejtë kësaj problematike.

Burime nga Bashkia Lezhë bënë me dije se vonesa ka ardhur për shkak se nuk ka përfunduar procesi i lidhjes së kontratave me operatorët turistike.

Sipas tyre, sapo të licencohen të gjithë operatorët që menaxhojnë plazhet private do të ushtrohen kontrolle për të parë nëse i kanë përmbushur detyrimet e përcaktuara, mes të cilave është edhe roja bregdetare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërpl.asi për vd.ekje 25-vjeçarin dhe u largua nga vendgjarja, arrestohet shoferi në Prrenjas
Artikulli tjetërNju Jork/ Në lagjet e varfra, 68% e të testuarve kanë krijuar imunitet