Kryeministri Rama tërheq padinë ndaj Ramush Haradinaj (DOKUMENTI)

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje që e kishte bërë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Advertisements

Lajmin si fillim e bëri me dije vetë Rama dje, gjatë një konference për mediat në Prishtinë, në përmbyllje të vizitës ssë tij dy-ditore atje, ku takoi liderët politikë në lidhje me aktakuzën për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit.

Rama i kishte kërkuar Haradinajt një takim, por ky i fundit nuk e pranoi pasi tha se nuk mund të takonte dike që e ka paditur më parë. Sot është bërë publike dhe dokumenti zyrtar ku Rama ka firmosur tërheqjen e padisë.

Advertisements

Kreu i qeverisë shqiptare e paditi Haradinajn në janar të këtij viti për shpifje. Asokohe Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.

Arsyeja e padisë ishte një deklaratë e ish-kryeministrit kosovar, i cili tha se Rama ishte i përfshirë në idenë e shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe Serbisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ke hedhur një fëmijë tjetër në koshin e plehrave”, vëllai për plaset live me motrën që akuzoi burrin për dhu në
Artikulli tjetër“Po mos të dish ta përdorësh bëhesh burim infeksioni”, Rakacolli pranon gabimin