“Kisha ethe, të vjella dhe dhimbje”, flet i riu që provoi vaksinën ndaj COVID-19(Rrëfimi)

Flet vullnetari i cili ka provuar ndër të parët vaksinën kundër COVID-19. Ian Haydon, ka thënë për CNN se ka patur disa efekte anësore pasi mori një dozë të lartë të vaksinës. Ethe të vjella, lodhje fizike për një ditë ka qenë eksperienca e të riut, një injektoi në trup, 250 mikogramë për të testuar medikamentin.

Advertisements

“Efektet përfshinin ethe dhe të vjella pas marrjes së dozës prej 250 mikrogramë si pjesë e provës për vaksinën,” tha Haydon për CNN. “Simptomat zgjaten një ditë, kisha ethe, të vjella dhe lodhje fizike. U detyrova të shkoj në spital në mënyrë që mjekët mund të më vëzhgonin dhe të kryenin testet e nevojshme. “Por siç e theksova, pas një ditë, unë nuk kisha më asnjë simptomë.”, ka thënë ai.

Moderna tashmë ka treguar se vaksina për COVID-19 ka rezultuar e suksesshme tek të gjithë vullnetarët e fazës 2. Testimi do të kalojë në fazën 3, që është edhe faza e fundit e testimit, para se autoritetetet të vendosin nëse do të dalë në treg për të gjithë. Lajmi i mirë është se vaksina, edhe sipas rezultateve të botuara në “New England Journal of Medicine”, treguan se vaksina dha imunitet, por pati disa efekte të lehta anësore, si lodhje, dhimbje koke e muskujsh, shoqëruar me ethe.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Bleva perde por…’, nusja në Tiranë i vj edh vjehrrit 6400 dollarë, ja justifikimi qe jep
Artikulli tjetërHoroskopi i fundjavës sipas Paolo Fox/ Ja shenjat që duhet të kenë kujdes