Kur i shikon një nga një këto foto, të duket se vijnë nga Parajsa, por në fakt janë shkrepur në zemër të Alpeve Shqiptare.
Advertisements
Ato tregojnë vetëm disa nga bukuritë e panumërta të Alpeve në një zonë fantastike siç është Thethi.
“Gazetaatdheu.com” sjell sot këtë fotogaleri mahnitëse për t’ju mundësua një udhëtim qoftë imagjinar mes këtyre perlave nga malet e Shqipërisë.
Advertisements
Për të gjithë ata që ende nuk e kanë vizituar këtë vend të mrekullueshëm, ju themi se tani është pikërisht koha.
Një udhëtim në Theth te jep mundësinë të shohësh bukuritë më përrallore të Alpeve Shqiptare.
Ujëvarën e Thethit, kanionin, vaskat natyrore, “Syrin e Thethit”, kullën e ngujimit, kishën e vjetër të fshatit, etj.
Po ashtu, një udhëtim dy ditor në këtë trevë, do të bënte që të kuptonit mjaft nga tradita e zakonet e kësaj zone.
Mos harroni, njerëzit aty janë shumë mikpritës dhe bujarë, zona ka bujtina vërtetë komode dhe aspak të shtrenjta.
Aty do të gjeni ushqim të mirë bio, ajër të pastër, ujë të ftohtë, një natyrë mahnitëse, si dhe një hapësirë që do t’u bëj të ktheheni sërish.
Si, nuk e besoni? Atëherë mos na dëgjoni ne por shikoni këto foto… dhe pastaj mendojeni vetë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!