Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lajmëron se do të hapet në Shqipëri Akademia për Gratë Sipërmarrëse, e cila synon t’i ndihmojë ato për të bërë realitet idetë e biznesit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasasa njofton se mund të aplikojnë sipërmarrëeset nga mosha 20 deri në 35-vjeç.
Advertisements
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub, kanë kënaqësinë të hapin për herë të parë në Shqipëri Akademinë për Gratë Sipërmarrëse (AWE), e cila synon të ndihmojë gratë të sjellin në jetë idetë e tyre sipërmarrëse nëpërmjet njohurive, kontakteve dhe financimit. Nëse je një grua nga 20-35 vjeç dhe ke një ide biznesi të cilën dëshiron ta bësh realitet, ju mund të aplikoni për të qenë pjesë e Akademisë.”, njofton ambasada.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!