Ju dhemb shpesh barku? Shenjat që s’duhen neglizhuar për asnjë rast

Nëse ndiheni të fryrë dhe keni vazhdimisht një dhimbje në zonën e ilustruar në figurë shkaktarë mund të jenë të ngrënit shpejt, pijet e gazuara, birra, fasulet ose produktet e qumështit, të cilat shkaktojnë formimin e gazrave në stomak. Si mund të shpëtoni nga e gjitha kjo? Ruani një dietë të shëndetshme dhe të pasur ushqimore, ndërkohë që një pilulë me vaj menteje është mëse e këshillueshme.

Advertisements

Besojmë e keni parasysh për ç’gjendje po flasim; atëherë kur ndjeni një djegie “në zemër”, siç përgjithësisht shprehemi dhe bashkë me të një shije aciditeti në fyt. Shkak mund të jetë alkooli, veçanërisht vera e kuqe, ushqimet me yndyrë, erëzat, çokollatat apo qepa. Zgjidhja? Përpiquni të ngriheni nga tavolina pa u ndjerë të tejngopur dhe hani 5- 6 vakte të vogla gjatë ditës.

Ulcera mund të jetë arsyeja kryesore e dhimbjes së fortë ose më mirë ndjesisë së therjes në pjesën e sipërme të barkut dhe në stomak. Problemi në fjalë shoqërohet me humbje të pashpjegueshme në peshë, të vjella dhe dhimbje gjoksi. Faktorët që ndikojnë janë duhanpirja, alkooli dhe përdorimi i shpeshtë i ilaçeve kundër inflamacionit. Përpiquni të hiqni dorë nga gjithë çfarë u përmend më sipër.

Advertisements

Shtrëngimet në fundin e barkut dhe fryrja janë simptomat kryesore të një sistemi të ndjeshëm tretës. Kështu ose rrezikohet të shkaktohet kapsllëk ose diarre. Situata në fjalë njihet ndryshe si Irritable Bowel Syndrome dhe ende nuk dihet shkaktari kryesor i saj. Mendohet se mund të jetë edhe një mosfunksionin i komunikimit mes trurit dhe traktit gastrointestinal. Ndaj përpiquni të kuptoni se kundrejt cilave ushqime jeni të ndjeshëm dhe konsumojini sa më pak.

Ushqimet që luftojnë parazitët e stomakut s’duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj

Dhimbja therëse, shoqëruar me diarre, të vjella, dhimbje muskujsh, koke dhe temperaturë të ulët nënkupton se mund të jeni infektuar nga një bakter në ujë, ushqim, peshqirë, aksesorë e të tjerë. Për këtë arsye vaksinohuni, lajini duart mirë para se të hani dhe kujdesuni për higjienën personale.

Dhimbja në mesin e barkut, shkurt dhimbja e stomakut shpesh nënkupton një intolerancë ndaj laktozës. Nëse përjetoni vazhdimisht diçka të tillë, konsultohuni me një specialist.

Diarreja kronike, fryrja dhe gazrat janë shenja të intolerancës ndaj glukozës. Po kështu edhe problemet me lëkurën, depresionin, humbjen e pashpjegueshme në peshë, dhimbjet e barkut. Çfarë rekomandohet? Të kryeni analizat specifike!

Dhimbja në anën e djathtë të barkut (pjesa e sipërme) sinjalizon gurin në tëmth (po kështu: dridhje, ethe). Shkaktarët mund të jenë: obeziteti, shtatzënia, yndyrnat ose të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë. Për këtë arsye tregoni kujdes ndaj aktivitetit fizik dhe ushqyerjes.

Ndërkohë dhimbja po në anën e djathtë të barkut, por në pjesën e poshtme nënkupton appendicitis- in (së bashku me ethet, temperaturën, gazrat)./anabel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArbenita i bën Feros urimin më të ëmbël për ditëlindje (FOTO)
Artikulli tjetërA krijojmë imunitet nga koronavirusi?Ekspertët tregojnë të vërtetën