“Jam sulltan, nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit”, Rama i ashpër me Hajdarin, ja çfarë paralajmëroi

Ka qenë i prerë kryeministri i vendit Edi Rama në përgjigjen e tij për kërkesën më të fundit të PD-së, drejtuar Kuvendit, për miratimin e Kodit Zgjedhor, duke thënë se nuk merr urdhra as ai e as Kuvendi.

Advertisements

Duke iu drejtuar deputetes së opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, iu përgjigj me etiketimin që ajo vetë i ka vënë duke e cilësuar sulltan.

“Mos ki merak zonja Hajdari, ti e ke thënë vetë jam sulltan dhe nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit, por duhet të përgatiteni të bëni lëshime e jo të shantazhoni Kuvendin se ne ndryshe ikim dhe ne ngeleni me deputët bio të Taulant Ballës. Kjo do ishte dështim shumë i madh për të gjithë dhe nuk mund ta kapërcenim dot në raport me njerëzit dhe Evropën, por jo se është e mirë se na e kërkon Evropa por se është e mirë se na duhet ne”- tha Rama.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKërc ënohet me jetë Vjosa Osmani!
Artikulli tjetër“Ska k*qe njeri të më kundërshtojë mua, babën mos ma përmend”- Tension në Kuvend, Garda afrohet në foltore, ndërpritet seanca(Video)