Ja sa raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në vend 67 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Advertisements

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive”, tha ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Advertisements

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU vetëflijuan në emër të “Ringjalljes”, nënë e bijë varrosen sot në Përmet
Artikulli tjetërRëndohet situata! Dy humbje jete në Spitalin Infektiv, ministria jep detajet