Infermieri: Paguhemi 0.69 cent në orë, ushqehemi me një copë bukë dhe një jogurt

Infermieri kosovar: Paguhemi 0.69 cent në orë, politikanët kërkojnë dhoma VIP.

Advertisements

Infermieri i Klinikës së Reumatologjisë në QKUK, Enlirat Duraku, i cili njëherësh është sekretar i përgjithshëm në Sindikatën e infermierëve, ka shkruar një artikull rreth punës së tyre.

Ai thotë se marrin 18 euro për një ndërrim dhe se nuk kanë ujë të pijshëm

Advertisements

“Në anën tjetër këta që po e mbështesin që pagesa të jetë 18€ ose që nuk reagojnë, qoftë politikan apo të tjerë, në rast se infektohen kërkojnë dhoma VIP si dhe kujdes maksimal infermieror”, ka shkruar ai.

Teskti i plotë:

Infermierët dhe puna nën traumë psikologjike !

18€ paguhemi për një ndërrim nate ose më saktë 0.69 cent në orë ! Pothuajse ato i shpenzojmë duke llogaritur ndërrimin e ditë dhe të natës, sepse mungojnë kushtet. Le të jetë e ditur se as ujë të freskët nuk kemi, ndërsa etja pas mbajtjes deri në 6 orë pandërprerë të maskave dhe veshjeve mbrojtëse, është e tmerrësisht e madhe. Pastaj ushqimi, një copë buke dhe një jogurt, eventualisht një copë mishi, të cilin gjatë përtypjes ka mundësi të fitosh “kallje të muskujve” të fytyrës.

Në anën tjetër këta që po e mbështesin që pagesa të jetë 18€ ose që nuk reagojnë, qoftë politikan apo të tjerë, në rast se infektohen kërkojnë dhoma VIP si dhe kujdes maksimal infermieror.

Duhet llogaritur ankesat dhe raportimet që në disa klinika infermierët po detyrohen të punojnë vetëm me një mantel të kaltër dhe një maskë kirurgjikale, eventualisht me një maskë pa filter e cila nuk ofron asnjë mbrojtje sepse ajri i njejtë futet përmes saj gjatë qëndrimit në dhomat e pacientëve me COVID-19.

Më çudit fakti se as institucionin e as shtetin nuk e brengos fakti që çdo ditë infermierët po infektohen, mbi 160 deri tani !

Kam një lutje për kryeinfermierët, me shpresë që nuk do u mbetet hatri si herave tjera :

Mos e ruani materialin mbrojtës, ruajeni infermierin, kolegun tuaj, sepse do të vijë koha që nuk do ketë se kush t’i shfrytëzoj ato paisje, ndërsa pandemia do kalon një ditë, ndërsa ne do mbesim, të paktën ata që kanë fat !
se e keni keqkuptuar rolin tuaj, nuk paguheni për t’a kursyer materialin. Sidomos tani në pandemi, puna juaj është që të identifikoni mungesat dhe materialin e nevojshëm t’a distribuoni sipas nevojës dhe kërkesave, e nevojat dhe kërkesat ju i merrni nga infermierët, sidomos nga ata në ndërrime, sepse ju nuk keni nga ta dini se cilat janë nevojat gjatë ndërrimeve ose vikendeve sepse nuk kujdestaroni e as nuk jeni gjatë vikendeve në punë, ndërsa ata që janë në barnatoret e klinikave, ju lutem përgjigjuni kërkesave të kryeinfermierëve, lehtësojani punën edhe atyre.

Ftoj departmentet relevante e veqanërisht Drejtorin e Departmentit të Infermierisë në QKUK, edhe pse dihet që janë të ngarkuar me punë, që të gjejnë kohë dhe të mirren seriozisht me këtë çështje ndërsa për infermierët që nuk kanë mbrojtje adekuate mendoj se do nuk do ishte shkelje nëse refuzojnë të futen në dhomat e pacientëve me COVID-19 deri në sigurimin e pasijeve mbrojtëse të përshtatshme dhe të sigurta për punë. Flisni me infermierët individualisht, jo në publik, sepse ka mundësi për shkak të frikës nga hakmarrja nuk do flasin lirshëm. Do të befasoheni me përgjigjiet e tyre.

Mendoni për familjet tona, nënat, baballarët, fëmijët tanë !

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDh unuan nënë dhe motrën, arrestohen dy persona në Memaliaj
Artikulli tjetërU prit me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së, kthimi i Thaçit në Kosovë “pushton” mediat ndërkombëtare