Aktorja Jada Pinkett Smith ka pranuar aferën s*ksuale me këngëtarin 27-vjeçar, August Alsina. 48-vjeçarja e ka bërë këtë pohim teksa ka qenë as më pak dhe as më shumë sesa në një emision online të të shoqit, Will Smith.
Advertisements
Alsina deklaroi pak ditë më parë, se ai kishte pasur një lidhje me Jadan, ndërsë më parë kishte marrë edhe konsensusin e bashkëshortit të saj, aktorit të njohur Will Smith.
Jada pranoi pikërisht në emisionin e të shoqit, se kishte pasur një lidhje me këngëtarin 4 vjet më parë, kur ai ishte 23-vjeç. Ata u njohën prej të birit të dy aktorëve të njohur, që ishte mik me këngëtarin Alsina.
Advertisements
“Ne po kalonim një kohë të vështirë bashkë, ndërsa August kishte nevojë për ndihmë, unë doja ta ndihmoja atë, dhe më pas…”, tha Jada para të shoqit, një rrëfim bombastik ky, në një emision që ka pasur rekord shikueshmërie.
Prej vitesh ka pasur spekulime se Jada dhe Will kanë një martesë të “hapur” dhe mund të shkojnë me persona të tjerë. Tashmë rrëfimi i Jadas, është një konfirmim i asaj që thuhej prej vitesh, dhe aktorja ka zgjedhur ta bëjë publike në një mënyrë që askush nuk e priste.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!