I kërkonin s*ks një femre në këmbim të makinës së sekuestruar, dy punonjësve të Policisë Rrugore iu ndodh e papritura

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë kanë rënë në pranga. Ata akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një shtetaseje, i kanë kërkuar favore se*suale.

Advertisements

Gjatë hetimeve, është provuar për të dy efektivët se e kanë sorrollatur këtë shtetase duke zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve se*suale.

NJOFTIMI

Advertisements

Tiranë – SPAK dhe SHÇBA ndalojnë 2 punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr imit të Organizuar, (SPAK) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë finalizuan pas disa muajsh hetime me metoda speciale, operacionin për ndalimin e 2 punonjësve të policisë në strukturën e Komisariatit të Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Policisë:

– H.Z., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;

– L.D., me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar procedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti dhe favore sek suale.

Ndër të tjera janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv. Hetimet vijojnë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ E zënë poshtë pllakat e gurit, humb jetën 55-vjeçari(Emri+detaje)
Artikulli tjetër38-vjetori privat i Getoar Selimit, surpriza e Marinë tregoi se çifti është ende në “muaj mjalti”