Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi tentoi të korruptonte me 10 mijë lekë policin, për t’ju shmangur gjobës.
TIRANË -Policia ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale V.M. në Tiranë. Ky i fundit u gjobit nga policia për mosvënien e rripit të sigurimit.
Advertisements
Për t’ju shmangur gjobës ai tentoi të korruptonte policin e 10 mijë lekë, duke e futur mes dokumenteve.
Advertisements
Njoftimi i policisë
Drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, vihet në pranga nga keta te fundit. Efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kanë ndaluar në rrugën “Teodor Keko”, drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë nje kartemonedhe me prerje nje mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet proceduriale u referuan pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!